Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka theksuar përkushtimin e tij për një qeverisje të hapur dhe gjithëpërfshirëse, ku qytetari është në qendër të vendimmarrjes.
Në një deklaratë publike, Ismajli tha se transparenca dhe konsultimi me qytetarët do të jenë themeli i çdo hapi të tij politik:
“Asnjë vendim i imi nuk do të ndodhë pa diskutim me qytetarin,” u shpreh ai.
Me moton “Bashkë për Fitore”, Ismajli premton një qasje ndryshe të udhëheqjes lokale, ku prioritet do t’u jepet dialogut, bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve reale me pjesëmarrje aktive të komunitetit.