Gjatë vizitës në projektin e Autostradës së Gjilanit, pamë nga afër sfidat që e kanë shoqëruar këtë proces të rëndësishëm për qytetin tonë. Kjo na bën të kuptojmë sa e domosdoshme është një qasje më e përkushtuar dhe bashkërenduese në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Viteve të fundit Qeveria e Republikës ka pasur më pak vëmendje se që meriton. Prandaj, besoj se ka ardhur koha për një qasje të re, e për një qeverisje që fokusohet në punë të qëndrueshme dhe në rezultate të prekshme për qytetarët.
Si kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, angazhimi im, bashkë me deputetët Lutfi Haziri, Krenar Xhaferi dhe të gjithë bashkëpunëtorët, është të punojmë me seriozitet dhe përkushtim për të adresuar nevojat reale të qytetit tonë.
Gjilani është dhe do të mbetet prioriteti ynë. Këtë do ta dëshmojmë përmes veprave, jo vetëm fjalëve.