Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e kompanisë “Elektro AS”, ku ka vlerësuar punën e tyre si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe profesionalizmit lokal.
Gjatë bisedës me punëtorët dhe drejtuesit e kompanisë, Ismajli ka theksuar rëndësinë që kanë bizneset vendore në mbajtjen gjallë të ekonomisë së qytetit, duke shtuar se bashkëpunimi me sektorin privat do të jetë një ndër prioritetet e tij pas zgjedhjeve
Statusi i plotë:
Sot pata rastin me u taku me profesionistët e fushës, me njerëz që e mbajnë Gjilanin gjallë çdo ditë me mundin dhe djersën e tyre, me ekipin e kompanisë “Elektro AS”.
🗣️Në këtë takim të hapur e miqësor, biseduam për punën e tyre të përditshme, për sfidat që kanë si biznese gjilanase, por edhe për shpresën që kanë tek ndryshimi që po vjen pas së dielës.
“Elektro AS” është model frymëzues i atyre bizneseve që nuk ndalen kurrë, por që punojnë me nder, që krijojnë vende pune dhe që kontribuojnë për zhvillimin e qytetit tonë.
🙌🏼U ndjeva jashtëzakonisht mirë mes njerëzve të tillë modestë, profesionistë dhe me zemër të madhe.
Ky është Gjilani që dua ta shoh çdo ditë, me njerëz që punojnë, që besojnë dhe që nuk dorëzohen kurrë.
🙏🏼Faleminderit për pritjen, për fjalët e sinqerta dhe për përkrahjen që e ndjej në çdo takim.
Bashkë do ta ndriçojmë Gjilanin e ri, ashtu siç i ndriçon “Elektro AS” shtëpitë dhe familjet tona.
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej