Në një mesazh të shkurtër për qytetarët, kandidati për kryetar, Arber Ismajli, shprehu qasjen e tij ndaj qytetit, duke theksuar se dashuria për Gjilanin duhet të shihet në veprim, jo vetëm në fjalë.
“Dashuria për Gjilanin nuk është emocion, është sjellje, mundësi e dashni!” – theksoi Ismajli, duke uruar gjithashtu një fundjavë të mirë për të gjithë qytetarët.
Mesazhi vjen në kuadër të angazhimeve të tij të vazhdueshme për një Gjilan më të zhvilluar, të drejtë dhe gjithëpërfshirës.