Arbër Ismajli deshiroje ti falemnderoje te gjitha rrjetet sociale qe kane bere teme figuren time, gjithashtu ti falemnderoje gjithe ata familjar e miq qe kane qene PRO dhe KUNDER meje!
Miq te dashur!
Unë asnjëher nuk mendoje që diçka më perket mua,nese nje pjese ashtu mendon! Jo, gjithçka duhet të të interesojë dhe ti duhet të reflektosh rreth çdo gjëje nese ne nje moment ndihesh fitues!!!
Duke i krahasuar rrethanat aktuale ne nuk duhet te jetojme veçmas botës; jeta publike ka një përgjegjësi te llojit te vet!
Në radhë të parë, detyra ime eshte që të mos qëndroje dhe të mos veproj ndaras nga të tjerët, por t’ju bashkohem nevojave dhe qëllimeve të tyre per aq sa kam dijeni!
Kjo s’do të thotë qe une duhet te humbi në turmë, por ta kuptoje që edhe edhe une jam pjesë e gjithësisë dhe ta mbartësh më të mirën tënde në atë rreth. Nëse e bën këtë gjë, ti do të arrish të kontribuosh në qëllimet e përbashkëta të shoqërisë njerëzore.
Kohen e fundit ne rrjete sociale eshte permendur shume emri im, deshiroje ti falemnderoje te gjitha rrjetet sociale qe kane bere teme figuren time, gjithashtu ti falemnderoje gjithe ata familjar e miq qe kane qene PRO dhe KUNDER meje, mirpo mos te harrojme qe LDK ka nje strukture te mire organizuar nga kryetari i saj e deri te nendeget e saj,eshte shume funksionale ne bartjen e pergjegjesise qe ka dhe kryerjes se obligimeve qytetare qe ka mare.
Pra miq!
Une nuk do ti mbylli veshët në asnjë mënyrë para asgjëje; dhe as nuk do ti përjashtoje mendimet dhe opinionet e cilitdo që mendon ndryshe nga une mirpo eshte shume heret qe te hyjme ne kete loje qe me se paku i bene ndere LDK-se.
Unë kam ndërruar mendje ndonje herë dhe kam rishikuar shumë vlera, por ajo që më mbeti si vlerë thelbësore, pa të cilën unë s’mund ta përfytyroja jetën time, eshte liria e ndërgjegjes sime qe do ta ruaje perjetë!
Vikend te mirë!
Arber R.Ismajli