Arbër Ismajli, së bashku me kandidatin për Asamblenë Komunale, Burim Elezi, kanë vazhduar vizitat e tyre në terren, duke u takuar me profesionistë dhe qytetarë të Gjilanit për të njohur nga afër punën, sfidat dhe arritjet e tyre.
Statusi i plotë:
Bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Burim Elezin, patëm nderin dhe kënaqësinë të vizitojmë Laboratorin “Elita” në Gjilan, një vend ku profesionalizmi, përkushtimi dhe ndershmëria në punë ndihen që në hyrje.
🙌🏼Ky laborator, nën drejtimin e z. Mustaf Mustafa, është një histori e suksesit të qytetit që ka ndërtuar besim te mijëra qytetarë përmes shërbimeve të sakta dhe kujdesit njerëzor.
Në çdo cep të Laboratorit “Elita” shihet puna serioze, investimi në pajisje moderne dhe përkushtimi për ta ofruar më të mirën në fushën e analizave mjekësore.
Këto janë modele që e rrisin qytetin tonë dhe e bëjnë krenar secilin prej nesh.
🙏🏼Falënderim i veçantë për z. Mustaf për mikpritjen dhe për modelin që ai përfaqëson të një njeriu të punës, të vlerave dhe të kontributit të vazhdueshëm në qytet.
Gjilani ka njerëz që punojnë me zemër dhe që çdo ditë e bëjnë qytetin tonë më të mirë.
✅Ne do të jemi pranë tyre, për t’i mbështetur dhe për të ndërtuar bashkë një të ardhme me më shumë mundësi e më shumë besim të përbashkët.
Bashkë, ecim për fitore!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113