Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arber Ismajli, së bashku me kandidatin për Asamble Komunale, Burim Elezi, kanë zhvilluar një vizitë në disa biznese lokale në qytet.
Gjatë takimeve, ata u njohën nga afër me punën, sfidat dhe sukseset e ndërmarrjeve vendore, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në Gjilan.
Ismajli theksoi se mbështetja për bizneset lokale mbetet prioritet në vizionin e tij për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të qëndrueshëm ekonomikisht.
Statusi i plotë:
Së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, Gresa Krasniqi Fazliu dhe Burim Elezin, patëm rastin të jemi në vizitën e rradhës në biznesin “RENOVIMI” në Gjilan, një ndërmarrje që prej vitesh merret me prodhimin e stiropollit, ngjyrave dhe materialeve ndërtimore.
🙌🏼Ishte kënaqësi me pa nga afër punën serioze të tyre, rregullin dhe përkushtimin që ky ekip e ka në çdo detaj.
“RENOVIMI” është shembull i vërtetë i punës, i disiplinës dhe i besimit në prodhimin vendor.
Me njerëz të ndershëm që punojnë çdo ditë, ky biznes ka krijuar vende pune dhe ka dëshmuar se përparimi e suksesi arrihet vetëm me mund, djersë e me vizion.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e hapur që patëm.
Në rrugën tonë për një Gjilan të ri më të zhvilluar, biznese si “RENOVIMI” do të jenë gjithmonë pjesë e përparimit dhe bashkëpunimit tonë të mirëfilltë.
Bashkë, ecim për fitore!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113