Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Arber Ismajli dhe kandidati për Kuvendin Komunal, Fahredin Hajdari, zhvilluan një takim të veçantë me të rinjtë e Lagjes VIII në Gjilan.
Gjatë bashkëbisedimit, ata diskutuan për sfidat dhe nevojat e të rinjve, mungesën e hapësirave për aktivitetet e tyre, mundësitë e punësimit dhe rolin që rinia duhet të ketë në vendimmarrje.
Qëllimi i këtij takimi ishte të dëgjohej zëri i të rinjve dhe të ofrohej mbështetje konkrete për zhvillimin e tyre në të ardhmen e qytetit.
Statusi i plotë:
Po vijnë ditë të mira e të veçanta për rininë e qytetit tonë.
🙌🏼Bashkë me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal, Fahredin Hajdari, kaluam një mbrëmje të mrekullueshme në një super takim të ngrohtë me disa prej të rinjve të Lagjes VIII, të cilët na pritën me përplot vullnet, ide, entuziazëm dhe besim për të ardhmen e Gjilanit tonë.
🗣️ Bashkëbiseduam për sfidat që kanë të rinjtë sot, për mungesën e hapësirave të tyre nga pushteti aktual, për mundësitë e punësimit dhe për rolin që ata duhet ta kenë në vendimmarrje në qeverisjen e ardhshme.
Ajo që po e shohim për së afërmi është se rinia gjilanase ka shumë ide, shumë guxim dhe shumë dashni për qytetin e tyre, mirëpo, ajo duhet vetëm të mbështetet fort dhe shpejtë.
🤝🏽Jemi besatuar fuqishëm se pa rininë, ndryshimi nuk ka asnjë kuptim.
Prandaj, çdo hap që do ta ndërmarrim në qeverisjen e ardhshme, do të ketë rininë në qendër, ku do të bashkëqeverisim me projekte konkrete, mbështetje dhe hapësira të reja për zhvillimin e tyre.
🙏🏼Faleminderit shumë për pjesëmarrjen të gjithë të rinjëve dhe mirënjohës për organizimin Fahredinit dhe Imranit.
Jemi bashkë në betejën tonë për një qeverisje të drejtë e parimore.
Keqqeverisja do të merrë fund njëherë e përgjithmonë në Gjilan.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113