Me rastin e 14 Qershorit – Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, sot së bashku me Gentin, Shkodranin dhe anëtarë të Forumit Rinor, vazhduam traditën tashmë të përvitshme të këtij aktiviteti kaq domethënës.
Kjo ishte hera e pestë radhazi që rinia jonë ndërmerr këtë nismë fisnike – dhe çdo vit e bën me më shumë përkushtim e dashuri.
🩸 Dhurimi i gjakut është më shumë se një akt – është shenjë e vërtetë e solidaritetit dhe humanitetit.
Një veprim i vogël për ne, por me rëndësi jetike për dikë tjetër.
🙏 Falënderim të sinqertë për secilin që iu përgjigj thirrjes me zemër të hapur.
Rinia po dëshmon se është forca e shpresës, e veprimit dhe e ndryshimit të vërtetë.
Bëhu edhe ti dhurues. Shpëto jetë! ❤️