Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar premtimet e tij për lagjen Iliria, duke vënë theksin te përmirësimi i infrastrukturës dhe krijimi i hapësirave më funksionale për qytetarët.
Në kuadër të planit të tij zhvillimor, Ismajli ka paralajmëruar investime në kënde lojërash për fëmijë, rregullimin e hapësirave publike, integrimin e hidrantëve të jashtëm për siguri më të madhe, si dhe riorganizimin e parkingjeve për një qasje më të lehtë dhe efikase në këtë pjesë të qytetit.