Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka publikuar një fotografi simbolike duke ironizuar pushtetin aktual, të cilin e akuzon se “i ka mbyllur sytë” para zhvillimit të qytetit dhe ka politizuar çdo aspekt të jetës publike.
Përmes kësaj simbolike, Ismajli u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë njerëz që e vendosin qytetin si prioritet, jo interesat partiake. “Është koha t’i shohim gjërat qartë dhe t’ia thërrasim mendjes,” u shpreh ai.
Sipas tij, Gjilani ka nevojë për një vizion të ri, ku zhvillimi urban, mirëqenia e qytetarëve dhe transparenca të jenë në qendër të vendimmarrjes./Radio Star/