Të nderuar miq,
E ndjej shumë të nevojshme dhe etike të ju falënderoj shumë për mbështetjen e parezervë në disa sondazhe të organizuara nga burime jo të ditura për prejardhjen e tyre, të cilat kanë patur për qëllim organizimin e opinionit publik në orientimin dhe mbëshetjen e tyre në fan-page të cilat i drejtojnë, ose të porositura nga burime tjera, të cilat pa lejen time e lakojnë vazhdimisht emrin tim.
U jam mirnjohës të gjithë atyre që më mbështetën, por edhe atyre që nuk më kanë mbështetur, duke mos qenë bartës të këtyre proceseve, për qëllime të përfitimit të tyre personal në emrin tim. Po ashtu, kërkoj nga të gjithë ju që t’i evitoni dhe të mos merrni pjesë në këto sondazhe të organizuara nga këto burime me qëllimin e vetëm për ta denigruar emrin tim para opinionit publik apo për qëllime të tyre personale. Rezultatet janë ato të cilat besoj do të jenë faktorë kyç për t’i ndalur ato më tutje. Pretendimi i disa prej protagonistëve në gjithë këto sondazhe të porositura personalisht ndaj meje, besoj dhe mbetem me shpresë që u erdhi fundi.
Nuk është koha e as momenti i duhur për të gjithë ju për të qenë preh e këtyre lojërave politike të pabaza, denigruese dhe jo të kohës (aktuale). Është reagimi i fundit publik që po e bëjë lidhur me këtë temë sepse punët e mëdha për Komunën e Gjilanit janë në proces e sipër, duke u angazhuar fuqimisht në orientimin dhe drejtimin e jetës publike në të mirë të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Prej tash e tutje, akterët politik dhe të gjithë ata të cilët kanë organizime tendecioze kundër meje, mund të më gjejnë të orientuar fuqimisht në punët e hajrit për Gjilanin tonë, e asesi pjesë të politikave të tyre ditore, me shkas sondazhe të vetëorganizuara për qëllime të tyre personale.
Edhe njëherë ju falemnderoj shumë, duke kërkuar nga të gjithë ju të mos jeni tutje pjesmarrës në mbështetjen e këtyre sondazheve ndaj emrit tim.
Të gjithë ata të cilët i kanë këto tendenca është më e udhës të angazhohen fuqishëm në jetën publike të qytetarëve, e t’i lënë anash interesat e tyre personale dhe karrieriste, sepse nuk është koha dhe momenti i duhur për përballje.
Bashkë e me suksese të reja!