Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, ka bërë të ditura premtimet e tij kryesore për lagjen Fidanishtë.
Ai ka paralajmëruar ndërtimin e një çerdheje të re në zonën e planifikuar, përmirësimin e infrastrukturës rrugore në P.R.R.U. Fidanishtë 2 me të gjithë elementët përcjellës, si dhe investime të përgjithshme në infrastrukturë. Ismajli ka theksuar se këto projekte janë pjesë e planit të tij zhvillimor për një Gjilan modern dhe funksional.