Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë me banorët e Qendrës, Ilirisë dhe Xhamisë së Vogël.
Në një mbrëmje që ai e cilësoi të paharrueshme, Ismajli tha se në Gjilan po ndjehet fuqishëm fryma e ndryshimit dhe se qyteti po hyn në një epokë të re të punës, zhvillimit dhe dinjitetit.
Ai theksoi se qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve, duke premtuar investime konkrete dhe një frymë të re bashkëqeverisjeje.
Statusi i plotë:
Çfarë mbrëmje e paharrueshme në takimin me Qendrën, Ilirinë dhe Xhaminë e Vogël!
🙌🏼Një grup njerëzish të jashtëzakonshëm, fytyra të buzëqeshura, duar të bashkuara dhe një zë i vetëm që koha për ndryshim ka ardhur përfundimisht.
Ky qytet ka pritur gjatë, por, tashmë çdo lagje, çdo familje, çdo i ri e çdo e moshuar po e ndien se po afrohet një epokë e re për Gjilanin e ri.
Një epokë pune, zhvillimi e dinjiteti. Ne nuk po flasim për premtime të kota, por, për veprime të prekshme, për rrugë që ndriçojnë, lagje të pastra, investime që sjellin jetë, e për një qeverisje që i shërben qytetarëve e jo pushtetarëve.
🙏🏼Falënderim nga zemra për qytetarët e këtyre lagjeve për mikpritjen, për mbështetjen dhe për besimin e madh që po na jepni çdo ditë.
Fryma që po vjen nga ju është fryma e fitores, e shpresës dhe e bashkimit.
Shihemi bashkë në bashkëqeverisje!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113