Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, sëbashku me nxënësit e fshatit Haxhaj, kishin protestuar për ndërtimin e shkollë, Ismajli sot ka uruar nxënësit e fshatit Haxhaj, Selishtë e Demiraj, duke ju thënë se më nuk do të mësojnë në bodrumin e xhamisë.
Ja postimi i plotë:
Kjo shkollë që u përfundua sot, është punë e përbashkët, është dëshmi se ne jemi servis në shërbim të qytetarëve!
Ne jemi këtu më të lumtur se nxënësit dhe banorët ngase, këto projekte bëjnë mirëqenjen e qytetarëve tanë!
Gjatë protestës së përbashkët të disa muajve më parë, së bashku me nxënësit, banorëve dhe nxënësve ne u patëm premtuar dhe garantuar që shkolla në Haxhaj do të përfundojë shpejtë. Poashtu, kemi deklaruar se janë të pa kuptimtë, shpeshherë pengesat byrokratike që janë në Kosovë, e që qeverisjes komunale i hapin probleme të mëdha, ku qytetarët me të drejtë ankohen tek autoritetet komunale. Këto pengesa, me angazhim maksimal i evituam dhe arritëm ta finalizojmë këtë projekt jetik për të gjithë nxënësit e këtij fshati.
Kërkojmë falje nga të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, që kjo shkollë nuk arriti të përfundohej në Nëntor, për shkak se operatori ekonomik nuk arriti t’i kryej punimet në afatin e paraparë, por ashtu siç kemi deklaruar, fatmirësisht, nga tani e tutje, këta nxënës do ta shijojnë ambientin e ri dhe me kushte të volitshme për mësimnxënie.
Ndër misionet kryesore tona do të vazhdojë të jetë arsimimi dhe edukimi, sepse është investim i sigurt në të ardhmen e një vendi dhe investimi i vetëm, i cili sigurisht se do të kthejë shumë vlera për këtë vend dhe shoqërinë në përgjithësi. Nëse nuk investojmë në arsim, e domosdoshmërisht në nxënës, atëherë as zhvillimi ekonomik nuk është i mundur.
Urojmë festën e përurimit të kësaj shkolle, dhe mirupafshim në misione tjera të përbashkëta!
Bashkë me suksese të reja!