Gjilani ka potencial për me qenë qytet i prodhimit, i zhvillimit dhe i fitoreve të mëdha
/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Kënaqësi e veçantë me e fillu ditën duke parë nga afër një prej vendeve ku punët flasin vetë, punë të cilat bëhen me shumë përkushtim e profesionalizëm në Fabrikën për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika “Agro Hermes”.
”Agro Hermes” është një sipërmarrje e suksesshme ndër vitesh, që i ka dhënë shumë zhvillimit të Gjilanit, rrugë e cila ka nisur nga i ndjeri Selim Aliu, një burrë vizionar e punëtor i jashtëzakonshëm, i cili për dekada të tëra ka qenë shembulli më i mirë i suksesit.
Sot, vëllezërit e tij po e vazhdojnë këtë amanet të përkushtuar në standarde më të larta, duke e bërë emrin e Gjilanit të dëgjohet jo vetëm në nivel Republike, por, edhe përtej.
Kur kemi përballë biznese të tilla, shohim qartë se Gjilani ka fuqi të jashtëzakonshme, ka potencial, ka kuadro e ka profesionistë që i duhen pranë për me qenë qytet i prodhimit, i zhvillimit dhe i fitoreve të mëdha.
Me bashkëqeverisjen e re me qytetarët, si dhe me krijimin e politikave mbështetëse për bizneset tona, bashkë me ju, do ta bëjmë këtë qytet kryeqendër të prodhimit, të punës dhe të suksesit në nivel Republike.
Faleminderit shumë Agro Hermes!
Bashkë, ecim për fitore!