Arbër Ismajli, po shihet si njeriu përceptues i situatës aktuale, ku në bazë të punës së parreshtur në shërbim të qytetarëve, ai vazhdimisht po kontribuon me vullnetarizmin e tij të madh, dhe përkushtimin për t’i dalë Zot bashkëqytetarëve të tij.
Edhe në vëmendjen e kamerës së Halil Kastratit, ai kapet në përceptim, duke i ndjersitur duart e tij, për t’i dalë në shërbim vullnetarëve të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Është e rëndësisë së veçantë, që Arbër Ismajli, si një politikan me energji të re, po jep një model më ndryshe të lidershipit në vend. Zakonisht, në skenën tonë politike, nuk jemi mësuar të shohim njerëz të tillë, që janë në çdo kohë, në shërbim të qytetarëve. Nëse e keni vërejtur, në shumicën e rasteve, ai nuk shihet i veshur me pallto zyrtare, por, si një njeri i thjeshtë, i cili nuk dëshiron të jetë i dalluar nga të tjerët. Të gjitha këto veti e bëjnë këtë njeri të veçantë. Politikanët e mirë dhe të besueshëm janë të kënaqur që t’i shërbejnë popullit dhe ta konsiderojnë veten si shërbëtor dhe njerëz udhëheqës së qytetarëve, ndërë ta po vërehet edhe Arbër Ismajli.
Skena jonë politike, duhet të jetë model i qeverisjes edhe në këtë kohë të vështirë për bashkëqytetarët, duhet t’i hapin zemrat e tyre, sepse koha po e dëshmon të kundërtën. Bota është plot me njerëz që aspirojnë të jenë apo të bëhen liderë politikë, por fatkeqësisht, shumë pak prej tyre e gjejnë veten në hapësirën e idealeve të lidershipit, e sidomos, e tregojnë rëndësinë e fituar nga qytetarët, në këto lloj situatash. Të duash njerëzit me gjithë zemër, mundi, mendje, shpirt dhe përpjekje për t’i ndihmuar ata si një shenjë e vërtetë e politikanit përgjegjës është vlerë pasurore e tij. Nuk thonë rastësisht, “Ra kjo dekë e u pamë”.