Radio Star ka kontaktuar me nënkryetarin Arbër Ismajlin, duke pyetur rreth mospublikimit të listave të përfituesëve.
Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli për “ Radio Star “ tha: Inkurajojë të gjithë ata që kanë dyshime në ndarjen e subvencioneve të lajmerohen në zyren e kryetarit Haziri!
Këtë javë bëhet publikimi i listave të përfituesëve në web-faqen e komunës, vonesa ka pas për arsyje sepse sipas komisionit disa OJQ, me vonës i kanë nënshkruar marrveshjet, zyrtarisht nuk kemi asnjë ankesë përveq ankesës së KV “Drita” F që sipas meje është e arsyeshme sa i përket mjeteve të ndara, mirëpo kaq ka qenë buxheti komunal i planifikuar deri në fund të këti viti, vlen të ceket se këto mjete janë vetëm deri me 31.12.18,dhe Vitin tjetër sigurisht që do rriten subvencionet për të gjitha kategorit!
Unë i inkurajojë të gjithë përfituesit e subvencioneve që ti shfrytzojnë ato me aktivitete qe janë planifikuar dhe normalisht ti mbyllin në afat kohor!
Jemi të hapur për të gjithë ata që kanë dyshime eventuale në ndonjë parregullësi të mundeshme, ti drejtohen zyrës së kryetarit të komunës dhe i garantojmë që do meren masa ndaj të gjithë atyre që eventualisht keqpërdorin këto fonde qytetare!