Nënkryetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli përmes një postimi në facebook ka dhënë sqarime pë vonesën e rezultateve të ditës së sotme, po ashtu ka bërë dhe një apel pë Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë
Mostrat për testim të pacientëve nga Gjilani, të cilat janë marrë nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, nuk janë testuar ende dhe po shkaktojnë vonesa nga ana e tyre për shfaqjen e rezultateve.
Kjo dukuri e vonesava të rezultateve po ndikon negativisht, në uljen e rasteve dhe është kundër qëllimeve të vetë IKSHP-së. Pacientët potencial me COVID19, të cilët presin për rezultate nga dy ose tri ditë, janë rreziku kryesor potencial i rritjes dhe shumëfishimit të pandemisë tek qytetarët.
Andaj, u bëjmë apel Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, që t’i trajtojnë sa më shpejtë mostrat e marra, dhe, të mos shkaktojnë vonesa, sepse, çdo vonesë po na shkakton vështirësi në menaxhimin e këtyre rasteve, dhe, rritjes potenciale të rasteve të reja nga kontaktet me ta.
#bashkeiadalim