Sportistët janë ambasadorët më të mirë të kulturës së shtetit të Kosovës.
Një dëshmi e qartë për këtë është karateisti gjilanas Betim Maliqi, i cili me hapa të sigurt e gjigant po përfaqëson vendin tonë me nder.
Në Kampionatin Evropian të Karatesë të mbajtur në Moldavi, ai arriti të stoliset me medalje, duke hapur rrugëtimin e tij drejt Kampionatit Botëror të Karatesë, i cili do të mbahet në Kajro, në muajin nëntor.
Pata kënaqësinë ta takoj këtë kampion dhe sportist shembullor, i cili po na bën krenar me paraqitjet e tij në arenën ndërkombëtare.
Betimi, përveç që është një sportist kulmor, është edhe një qytetar i jashtëzakonshëm.
U zotuam se, sipas mundësive që na lejon ligji dhe përgjegjësitë tona, do të jemi përkrah tij në çdo paraqitje dhe garë.
Ne jemi të përkushtuar që të përkrahim jo vetëm Betim Maliqin, por të gjithë sportistët që kanë nevojë për mbështetje institucionale.
Jemi krenarë që qyteti i Gjilanit ka një sportist si Betim Maliqi.