Sot zhvilluam një takim të rëndësishëm me kryesinë e Nëndegës “Rruga e Ferizajit”, ku diskutuam hapat konkretë për mobilizimin e anëtarësisë dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme.
Atmosfera gjatë takimit ishte konstruktive dhe plot angazhim, duke reflektuar përkushtimin e secilit pjesëmarrës për të arritur rezultate konkrete për qytetarët.
Falënderojmë secilin anëtar për energjinë dhe idetë inovative që sollën në tryezë. Jemi të bindur se me bashkëpunim të ngushtë do të konsolidojmë çdo aspekt të angazhimit tonë në terren.
Bashkë, për një qytet më të zhvilluar dhe më të organizuar! 💙
#BashkePerFitore #LDKPertej #BashkePerGjilan