Pas fitores së madhe të Dritës në Irlandë ndaj skuadrës së njohur Shelbourne, Arbër R. Ismajli, ka shprehur krenarinë dhe gëzimin e tij për suksesin e klubit gjilanas.
Në një reagim publik, ai theksoi se kjo fitore është rezultat i zemrës, përkushtimit dhe dashurisë së lojtarëve për fanellën bardhekaltër, duke e vlerësuar triumfin si një moment që e vendos Gjilanin me dinjitet në hartën evropiane të futbollit.
Ismajli uroi klubin, stafin dhe tifozët, duke e cilësuar Dritën si krenarinë e përhershme të qytetit.
Statusi i plotë:
Drita e Gjilanit shkëlqeu me një fitore të madhe ndaj një ekipi të fuqishëm si Shelbourne. Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
Urime djemve tanë, stafit dhe gjithë tifozëve që kudo janë krenaria e qytetit. Gjilani tanimë po shihet në hartën e Evropës me përplot dinjitet e krenari.
Përgjithmonë krenar!
Arbër R. Ismajli










