Ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka rikujtuar sfidën e pandemisë në 5-vjetorin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Në një shkrim publik, ai ka kujtuar momentet e vështira që vendi kaloi dhe ka shprehur mirënjohje për qytetarët, profesionistët shëndetësorë dhe të gjithë ata që kontribuuan në përballimin e situatës.
Ismajli ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit në atë periudhë të vështirë, duke nënvizuar se vetëm falë angazhimit të përbashkët, u arrit tejkalimi i krizës.
Statusi i plotë:
U bënë 5 vite nga shpallja e gjendjes pandemike, një situatë e trishtë, fillet e shërimit të së cilës nuk diheshin nga gjendja alarmante izoluese në tërë botën.
Vendi jonë, me shume se kurrë me parë, u bashkua, u mobilizua dhe u angazhua pafundësisht në perballimin e kesaj gjendjeje. Bashke me qytetare, biznese, veprimtare e bashkëatdhetar, u bashkuam drejtë kauzës sonë të perbashkët per t’i dalë ne ndihmë qytetarëve tanë. Edhe në aspektin shëndetesor u angazhuam paepur në vaksinimin dhe imunizimin e qytetarëve, me grast, pas një beteteje te gjatë, arritëm të shpërfaqnim një dritë ne fund te tunelit.
Perjetësisht, u jemi falënderues qytetarëve, mantelbardhëve, institucioneve dhe bashkëatdhetarëve per mobilizimin e tersishëm ne arritjen e tejkalimit te kesaj gjendje të rëndë shëndetësore e socio-ekonomike ne vendin tonë.
Le të mbetemi me shpresë dhe i lutemi të madhit Zot që asnjehere te mos na vie ajo situate, situate e cila perkonte me një gjendje alarmante dhe trishtuese nga tmerri i përjetuar përgjatë tejkalimit te situatës pandemike.
Përgjithmonë falënderues ndaj çdonjërit prej jush për angazhimin dhe mobilizimin e ofruar! Ajo situatë na dëshmon më së miri se vetëm bashkë, mund t’ia dalim!