Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, ka vazhduar takimet me qytetarë, familjarë dhe përkrahës në kuadër të fushatës zgjedhore.
Në këto takime, Ismajli ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërtimin e një Asambleje Komunale të fortë, përgjegjëse dhe pranë njerëzve.
Ai u shpreh se besimi dhe mbështetja e qytetarëve janë dëshmi se ndryshimi në Gjilan është i pashmangshëm, ndërsa theksoi se ekipi i tij përfaqëson vlerat e ndershmërisë, përkushtimit dhe vizionit për një Gjilan të ri.
Statusi i plotë:
Jemi bashkë në takimin e rradhës me familjarët dhe përkrahësit e Rijad Elezit, kandidatit tonë për Asamble Komunale me numër 10 në listën tonë fituese.
Ishte një takim i ngrohtë, përplot vullnet, me biseda të hapura dhe ide për të ardhmen e projektit të Gjilanit të ri.
🙌🏼Shumë prej tyre ndanë shqetësimet, por, edhe shpresën dhe besimin se ndryshimi po vjen dhe se Rijadi është njeriu i duhur për t’i përfaqësuar qytetarët tanë.
Rijadi ka treguar gjithmonë përkushtim, vizion dhe përgjegjësi.
Ai është njeri që punon me ndershmëri dhe i afërt me qytetarët, duke u përpjekur të zgjidhë problemet dhe të sjellë projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve.
Mbështetja juaj tregon qartë se qytetarët e Gjilanit dëshirojnë përfaqësues të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar për qytetin.
🙏🏼Faleminderit nga zemra për pritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për vullnetin që sollët.
Me ju dhe me Rijad Elezin, po ndërtojmë një Asamble Komunale të fortë, shumë të përgjegjshme dhe pranë qytetarëve.
Ky është momenti i secilit prej nesh për të kontribuar në ndryshimin e madh që po vjen në qytetin tonë.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113