Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të prezantojë para qytetarëve programin e tij qeverisës për mandatin 4-vjeçar.
Ismajli ka theksuar se ky program do të sjellë projekte konkrete, zhvillim të qëndrueshëm dhe përkushtim të plotë, duke garantuar një bashkëqeverisje të sinqertë me secilin qytetar të Gjilanit.
Sipas tij, programi do të bëhet publik përmes faqes zyrtare që do të lansohet së shpejti, ku qytetarët do të kenë mundësi të informohen në detaje mbi planin dhe prioritetet e qeverisjes së tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Ismajli ka shtuar se vizioni i tij synon të vendosë qytetarin në qendër të vendimmarrjes, duke u angazhuar për përmirësim të shërbimeve publike, projekte zhvillimore dhe transparencë institucionale.