Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jem në një takim shumë domethënës me Mulla Bashkimin, një personalitet që gëzon respekt të madh në mesin e qytetarëve tanë.
Në këtë takim isha bashkë me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Fitim Bajrami.
Biseda ishte e hapur, me theks tek sfidat që po kalon Gjilani dhe nevoja e madhe për një ndryshim të vërtetë.
Mulla Bashkimi me fjalët e tij të urta na dha shtytje e forcë që ta vazhdojmë këtë rrugë, sepse ky qytet meriton shumë më shumë.
Jam i bindur që me njerëz të ndershëm, punëtorë e me besim në Zot, projekti i Gjilanit të ri do ta marrë drejtimin e duhur.
Bashkë me qytetarët, do të sjellim qeverisjen që e meriton ky qytet i bekuar!
Faleminderit shumë për përkrahjen!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113