Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, ka deklaruar se “Gjilani ka forcën e zhvillimit brenda vetes” gjatë një vizite në kompaninë “Beton”.
Ismajli ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për prodhuesit vendor dhe ka premtuar lehtësira administrative e investime në infrastrukturë për bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Statusi i plotë:
Gjilani ka forcën e zhvillimit brenda vetes.
Bashkë me kandidatin tonë për Asamble Komunale, Ramadan Ismajli, patëm kënaqësinë të vizitojmë Kompaninë “Beton”, një ndërmarrje e suksesshme gjilanase që prej vitesh merret me prodhimin e gypave të mëdhenj të betonit, vazove dekorative dhe shumë produkteve ndërtimore të betonit.
🗣️ Përgjatë kësaj vizite folëm për zhvillimin e sektorit prodhues, sfidat e bizneseve gjilanase dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për ndërmarrjet që krijojnë punësim e zhvillim në qytet.
E ritheksoj se në planin tonë qeverisës, prodhuesit vendor do të kenë përparësi përmes lehtësirave administrative, përmirësimit të infrastrukturës dhe partneritetit të drejtpërdrejtë me komunën.
🙏🏼Faleminderit shumë për mikpritjen dhe për kontributin e kësaj kompanie në zhvillimin ekonomik të Gjilanit.
Me njerëz punëtorë e vizionarë, Gjilani do të ecë përpara me dinjitet, përparim e zhvillim!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113