Arbër Ismajli është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të komandës së KFOR-it në Camp Bondsteel.
Ceremonia shënon kalimin e komandës nga Task Forca Jungleer (KFOR 34) te Task Forca Tiger (KFOR 35), një moment me rëndësi për sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në rajon.
Statusi i plotë:
I nderuar të jem i ftuar në Camp Bondsteel në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të komandës së KFOR-it, nga Task Forca Jungleer (KFOR 34) në Task Forcën Tiger (KFOR 35).
Një moment i rëndësishëm që simbolizon vazhdimësinë, përkushtimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për paqe dhe siguri në rajon.
Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e të gjithë pjesëtarëve të KFOR-it në misionin e tyre të shenjtë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit të sigurisë në Republikën tonë!