Kënaqësi dhe nder i veçantë ta mirëpres në zyrën tonë aktivistën, politikanën dhe njeriun identifikues të zërit të shqiptarëve në Zvicër, znj. Majlinda Sulejmani, njëherësh, edhe Nënkryetare e Mjekëve Shqiptarë në Evropë.
Majlinda, si një idealiste e përkushtuar, si politikane dhe profesioniste shëndetësore, ka sjellur nderin dhe ngritjen e imazhit përfaqësues të shqiptarëve në Zvicër.
Zëri i fuqishëm i saj, është vlerë e shtuar për komunitetin tonë atje. Majlinda, asnjëherë nuk ka sfida. Angazhimi i saj politik në kantonin e St. Gallen dëshmon përkushtimin e saj për përfaqësimin e gruas, promovimin e integrimit dhe ndërtimin e urave midis komuniteteve.
Jemi shumë krenar dhe të lumtur me Majlindën dhe diasporën tonë përfaqësuese. Përvoja e saj e gjatë shëndetësore dhe politike është gërshetim i një modeli frymëzues zvicerian. Faleminderit, Majlinda, për vizitën, për guximin dhe angazhimin. Bashkë, do të japim frytet e mira për një Gjilan më ndryshe, për një politikë më të qartë e dinjitoze dhe për një sistem shëndetësorë të mirëfilltë si një model përfaqësues nga puna juaj në Zvicër.