Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka ndarë një fotografi së bashku me disa nga strukturat e Lidhjës Demokratike të Kosovës në Gjilan, duke shprehur optimizëm dhe përkushtim për të ardhmen e komunës. Me mbishkrimin “Për fillim të mbarë, me energji të reja, guxim dhe vizion të qartë për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku,” Ismajli tregon vendosmërinë për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të bashkëpunuar ngushtë me strukturat lokale të partisë.
Ky moment shërben si një nxitje për angazhim dhe energji të reja në përgatitjet për garën zgjedhore dhe për realizimin e objektivave të zhvillimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Gjilanit.