Një nga angazhimet tona të para do të jetë që bizneset e Gjilanit do të kenë mbështetje të plotë dhe trajtim të veçantë.
Do të ketë përplot lehtësira, kushte shumë më të mira dhe mbështetje e trajtim të fuqishëm institucional, sepse zhvillimi i ekonomisë lokale fillon pikërisht nga ata që marrin guximin për të ofruar vende pune dhe kontribut në zhvillimin ekonomik.
Bashkë me kryetaren e Forumit të Gruas së LDK-së dega në Gjilan dhe kandidatët tonë për Kuvendin Komunal, Artizana Kosumi, Rijad Elezi, Gresa Krasniqi Fazliu, dhe Sami Ahmeti, vizituam biznesin “Verona Llaminat”, një vend i shpërfaqjes së angazhimit dhe i dashnisë për punë dhe përkushtim.
Këtu e pashë vullnetin e njerëzve që besojnë në të ardhmen, që nuk ndalen dhe që çdo ditë e forcojnë ekonominë tonë vendore.
Këto biznese janë krenaria jonë, janë garancia që të rinjtë tanë mund të gjejnë punë këtu dhe të mos e kërkojnë të ardhmen diku tjetër.
Për këtë arsye, çdo politikë dhe çdo vendim i yni do të ketë synim kryesor krijimin e hapësirave më të mira për bizneset, duke i mbështetur në çdo hap të tyre.
Gjilani do të zhvillohet me bizneset e tilla, me prodhuesit dhe me vizionarët tanë, sepse vlera më e madhe e qytetit tonë janë njerëzit që punojnë dhe krijojnë mundësi.
Bashkë, ecim për fitore!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113