Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Arber Ismajli, ka vizituar fshatin Vrapqiq, ku u takua me banorët e kësaj ane.
Në bashkëbisedim me ta, ai u njoh nga afër me hallet, sfidat dhe pritjet e qytetarëve, duke theksuar se mikpritja dhe vullneti i tyre për ndryshim qeverisës janë dëshmi e fuqisë së madhe qytetare që do ta çojë Gjilanin drejt zhvillimit dhe një qeverisjeje më të drejtë.
Statusi i plotë:
Në Vrapqiq e ndjemë për së afërmi fuqinë e qytetarëve.
Së bashku me kandidatin tonë për Asamble Komunale Fitim Musliun, takuam banorët e këtij fshati të mirë dhe biseduam hapur për hallet, sfidat dhe pritjet e tyre, e ajo që na gëzoi ishte mikpritja dhe sinqeriteti i secilit.
🙌🏼Mbi të gjitha, vullneti i tyre i jashtëzakonshëm për ndryshimin qeverisës në Gjilan.
Banorët e Vrapqiqit e duan ndryshimin dhe e duan zhvillimin për fshatin e tyre.
Kjo na jep edhe më shumë vullnet me ecë përpara, sepse bashkë me ta do ta jetësojmë vullnetin për Gjilanin e ri.
🙏🏼Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe zotohemi që me njerëz si ju, Komuna e Gjilanit, ka me pasë një të ardhme shumë më të mirë, e një qeverisje shumë më të drejtë, e më parimore.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113