Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Haxhaj, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e zonës.
Ismajli ka premtuar se në qeverisjen e ardhshme “asnjë fshat nuk do të mbetet anash”, duke theksuar përkushtimin për një Gjilan më të barabartë dhe më të zhvilluar.
Statusi i plotë:
Mbrëmje mbresëlënëse në fshatin Haxhaj,
Çfarë ndjenje dhe çfarë kënaqësie të takohem me disa prej banorëve të fshatit Haxhaj, njerëz të ndershëm, punëtorë dhe me shpirt të madh, që e duan vendin dhe jetojnë çdo ditë me shpresën për një Gjilan të ri më të zhvilluar.
🙌🏼Mbrëmjen e kaluar pata takim të sinqertë e miqësor, dëgjova nga afër sfidat e tyre, nevojat që i prekin përditë, por edhe shumë ide të vlefshme për përmirësimin e jetesës në fshat.
Banorët e Haxhajt janë model i njerëzve që nuk kërkojnë shumë, por, kërkojnë drejtësi, punë, rrugë të mira dhe përkujdesje nga komuna.
✅U premtova se në qeverisjen tonë të ardhshme, asnjë fshat nuk do të mbetet anash.
Haxhaj, ashtu si çdo cep i komunës, do të ketë vëmendjen dhe investimin që meriton.
🙏🏼Faleminderit për pritjen e ngrohtë, për fjalët e sinqerta dhe për besimin që po na jepni çdo ditë!
Bashkë për një Gjilan të ri më të barabartë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar!
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej