Shkruan Fitim Redenica
Fjalori im e definon, z. Arbër Ismajli, si “mjeshtër të angazhuar dhe të interesuar në politikë” dhe politikën e tij si “shkencë apo art i qeverisjes dhe arritjeve”. Politika e tij përbëhet nga marrëdhëniet shoqërore, që përfshijnë autoritetin dhe fuqinë. Një politikan si ai, definohet që është i përfshirë aktivisht në politikë, apo ai që mban një vend udhëheqës për të kontribuar në shoqëri.
Arbër Ismajli, është një politikan, i cili është i përfshirë në ndikimin e aktivizimit të politikës publike dhe vendimmarrjes në favor të qytetarëve. Politikanët si ai, luajnë rol qendror në jetën tonë. Ata janë zërat e koncentruar të njerëzve që bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e njerëzve. Politikanët e mirë dhe të besueshëm janë të kënaqur që t’i shërbejnë popullit dhe ta konsiderojnë veten si shërbëtor dhe njerëz udhëheqës së qytetarëve.
Ai përfaqëson shpresat, aspiratat dhe interesat e çdo qytetari në komunë. Bota është plot me njerëz që aspirojnë të jenë apo të bëhen liderë politikë, por fatkeqësisht, shumë pak prej tyre e gjejnë veten në hapësirën e idealeve të lidershipit. Bota është plot me njerëz që aspirojnë të jenë apo të bëhen liderë politikë, por fatkeqësisht, shumë pak prej tyre e gjejnë veten në hapësirën e idealeve të lidershipit.
Arbër Ismajli, përmes autoritetit vendimmarrës (lokal), vlerëson shpërndarjen e fuqisë dhe të burimeve, ndërton strategji për marrëdhënie besimi me aktorët e tjerë, dhe, merr vendime që pritet të kenë ndikim të madh në mirëqenien e qytetarëve të tij. Lidershipi i tij, në kontekstin politik, kërkon një strategji në terma afatgjatë për të mirën e vendit.
Udhëheqja e tij politike, kërkon një kombinim të karizmës dhe integritetit, aftësinë për të vlerësuar një situatë dhe për të marrë një vendim të bazuar, në atë, se, çfarë do të jetë më e mira për shumicën e njerëzve dhe jo të elektoratit të ngushtë, apo të pasuesve pa parime.
Arbër Ismajli, me një komunikim të mirë dhe aftësitë ndërpersonale, punon me një rreze të gjerë të njerëzve të tjerë, pavarësisht, bindjeve politike apo opinioneve të mendimit, për të arritur më të mirën për shumicën e qytetarëve. Arbër Ismajli, është personazh që është i natyrshëm, ndërsa disa nga cilësitë janë si pasojë e ndikimeve të kulturës së tij familjare, veçanërisht, të babait të tij të ndjerë, prof. Ruzhdi Ismajli!
Cilësitë premtuese të tij, mbështeten shpesh nga aftësitë, përvoja, inteligjenca, integriteti, me instinktet, të gjitha të kombinuara së bashku për të arritur nevojat dhe qëllimet e të gjithë qytetarëve. E para dhe më e rëndësishmja, cilësia më e mirë e tij është ndershmëria. Ai është besnik dhe e kapë esencën e së vërtetës, shfaqë sinqeritetin, sinqeritetin dhe besimin e asaj që ai predikon.
Ai merr vendime dhe pranon përgjegjësinë për veprimet dhe fjalët e tij. E njëjta gjë vlen edhe për trajtimin e tij me qytetarët. Ai bën premtime, dhe, i mban ato. Të duash njerëzit me gjithë zemër, me mund, mendje, shpirtë dhe përpjekje, për t’i ndihmuar ata si një shenjë e vërtetë e politikani përgjegjës, padyshim, që, është vlerë pasurore e tij.
Arbër Ismajli, si një politikan i suksesshëm, dhe përgjegjës, jep një respekt të lartë për moralin, dhe aftësinë e betimit të tij mbi ligjin. Ai nuk pajtohet me tendencat vetijake të njerëzve. Forca më e madhe, e politikanëve të mirë, siç është, Arbër Ismajli, sjell gëzim, për t’i shërbyer njerëzve vullnetshëm dhe denjësisht.
Ai e dinë mjaftë mirë, se jeta është përmbushëse dhe kuptimplotë, kur ta mbarosh detyrën nëpërmjet shërbimit ndaj të tjerëve. Për të qenë një politikan efektiv si ai, pasuesit tuaj duhet të kenë besim tek t’i. Pra, mënyra më e mirë e një politikani për të ndërtuar besimin, është të shfaqë ndjenjën e mirë të karaktereve dhe cilësive të përbëra nga vlera, besime, tipare dhe aftësi.
Një cilësi tjetër e rëndësishme e tij, është integriteti dhe aftësitë teknike për të trajtuar këto detyra sfiduese, si, çështjet fiskale, politikat, planet, projektet, idetë dhe zgjidhjet iniciative për problemet e qytetarëve. Integriteti i tij është konsistenca e veprimeve, metodave dhe parimeve. Ai ka njohuri të plotë dhe informata të azhurnuara rreth zonës ku ai vepron.
Është një politikan i përgaditur profesionalisht, ka një personalitet të mirë disiplinash, me shërbim vetëmohues, për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët e tij. Kjo pasqyrohet në komunitetin ku ai jeton, në të gjitha degëzimet. Disiplina e z. Ismajli, si një intelektual i kohës, është e nevojshme për një shoqëri të rregullt dhe për jetën politike të saj.
Winston Churchill e përshkruan politikanin, “Ai i cili posedon të gjitha cilësitë e mëdha të të gjithë komunitetit, sepse është cilësia që garanton të gjitha të tjerat në implementim”, e me këtë, Arbër Ismajli, ka bërë që me punën e drejtpërdrejtë të tij, në interes të bashkëqytetarëve, të jetë cilësorë dhe implementues i politikave premtuese.
Arbër Ismajli, posedon aftësi për të parë dhe kuptuar përkatësinë dhe interesat. Për të “lidhur pikat” ose për të njohur rrjedhën e gjërave. Kjo është gjëja më e rëndësishme e një politikani, sepse, kjo mundëson të bëhen përzgjedhjet e duhura. Është një politikan i guximit klasik, e i dritnimit modern, një njeri kombëtar, shoqëror e familjar, si një burrështetas me pamje, fjalë e veprim të një shqiptari autentik.
Ai është një intelektual atipik, tepër i rafinuar për mjedisin e tij. Por gjithaq, për njëfarë periudhe, një shpërfaqës elokuent i arritjeve të mëdha të ndryshimeve brenda komunës. Arbër Ismajli, është pjekur në politikë, ai ka arritur të fitoj zemrat e qytetarëve, është njohës i shkëlqyer i rrethanave politike, dhe, një fitues taktikor në thurrjen e politikave brenda qytetit.
Faleminderit, Arbër, për qëndrimin tuaj stoik, dhe, heroizmin e shpërfaqur përgjatë këtyre ditëve!