Arbër Ismajli ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi publik, ai ka theksuar se vendimi vjen pas një reflektimi të thellë, duke vlerësuar se në këtë fazë nuk e sheh të drejtë të kërkojë sërish mbështetjen qytetare për një mandat të ri.
Ismajli ka shprehur mirënjohje për besimin dhe mbështetjen e deritanishme, duke ritheksuar se angazhimi i tij publik do të vazhdojë në kuadër të strukturave të LDK-së dhe në forma të tjera të kontributit institucional.

