Ky është postimi:
Të dashur qytetarë,
Po shihet ritëm dhe entuziazëm, gjithandej. Kanë vendosur të mobilizohen edhe Nëndega Dardania, Nëndega Rruga e Prishtinës, Nëndega e Xhamisë së vogël dhe Nëndega e Zabelit, për ta rikonfirmuar fuqishëm mesazhin e 17 Tetorit për vazhdimin e bashkëqeverisjes së LDK-së edhe për një mandat 4+. Bashkë, do ta kemi kandidatin për kryetar dhe kandidatët më të mirë përfaqësues të tyre për Asamble Komunale. Ky ishte imazhi i sontëm i këtyre nëndegëve. Këto tubime të njerëzve me vlera, do të jenë shenjë e rikonfirmimit të madh që pritet të vie pas 3 muajve e 29 ditësh. Nëndegët tona bashkë me qytetarët, kanë vendosur që Gjilanin ta lajnë në duar të sigurta!
#bashkeiadalim