Pas publikimit të pamjeve tronditëse të dhunës mes të miturave në Gjilan, Arbër Ismajli ka reaguar ashpër, duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga institucionet dhe strategji afatgjata për parandalimin e rasteve të tilla.
Statusi i plotë:
Pamjet e dhunës brutale mes të miturave në Gjilan janë tronditëse dhe nuk guxojnë të relativizohen apo të kalohen si incidente të rastësishme. Ato janë sinjal i qartë i mungesës së intervenimit të hershëm dhe të mekanizmave mbrojtës në komunitet.
Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë menjëherë, jo vetëm për zbardhjen e rastit, por për të krijuar programe të strukturuara edukimi, parandalimi dhe trajtimi për të rinjtë në rrezik. Nuk mjafton dënimi i dhunës vetëm me fjalë, por, duhet reagim konkret dhe strategji afatgjate.
Në një qytet ku të miturit ndihen të pambrojtur dhe të painformuar, dhuna bëhet model i sjelljes. Kjo është e papranueshme. Çdo vonesë institucionale është e barabartë me bashkëfajësi!