1 Qershori, Dita e Fëmijëve nuk është thjesht një datë në kalendar, por një thirrje për dashuri, kujdes dhe përgjegjësi ndaj gjeneratës që po rritet. Fëmijët janë ëndrrat që ecin mbi tokë me përplot ëndërra dhe potencial, të pafajshëm, por të fuqishëm në shpirt.
Detyra jonë nuk përfundon me dhurata e festime, ajo fillon me edukim cilësor, mbrojtje nga çdo e keqe dhe përgatitje për një jetë me dinjitet. Le të krijojmë një shoqëri ku çdo fëmijë, pa dallime, ka të drejtë të rritet i lumtur, i dashur dhe i respektuar.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Le të jenë çdo ditë e tyre po aq të veçantë sa kjo!