Ndarja nga jeta e Ilir Gecit përbën një humbje të madhe për artin, kulturën dhe shpirtin qytetar shqiptar. Ilir Geci ishte një nga zërat më të dalluar të skenës muzikore shqiptare si një artist i përkushtuar, krijues i ndjeshëm dhe figurë e respektuar në jetën publike.
Përmes artit të tij, ai artikuloi emocionin kolektiv të një populli dhe la një trashëgimi që do të mbetet pjesë e pandashme e kujtesës sonë kulturore.
Në këto çaste zie, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit artistik. Kujtimi dhe kontributi i tij do të nderohen përherë. Prehu në paqe, Ilir Geci.