Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arber Ismajli ka prezantuar planprogramin për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Gjilanit, i cili bazohet në tre shtylla kryesore:
1. Infrastruktura dhe kapacitetet – Rikonstruksion i stacionit ekzistues të zjarrfikësve, ndërtimi i dy nënstacioneve të reja në periferi, ngritja e Qendrës Operative Emergjente me qendrën 112 dhe pajisje shtesë për sektorin e zjarrfikësve dhe emergjencave.
2. Forcimi i resurseve njerëzore dhe teknike – Angazhimi i personelit sipas standardeve ndërkombëtare (1 zjarrfikës për 1,500 banorë), sigurimi i pajisjeve moderne dhe trajnime të vazhdueshme për njësi të specializuara.
3. Fondi i emergjencave – Krijimi i një fondi komunal për menaxhimin e pasojave të fatkeqësive si zjarre, vërshime, tërmete dhe raste të tjera emergjente.