Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, është pritur me mikpritje dhe entuziazëm nga banorët e fshatit Zhegoc, ku zhvilloi një takim me qytetarë e përfaqësues të Malesisë së Zhegocit.
Në këtë takim, Ismajli bashkë me kandidatin për Asamble, Sami Ahmeti, shpalosi vizionin e tij për një komunë më të zhvilluar dhe më të drejtat.
Statusi i plotë:
Mikpritje fantastike nga Arben Ukshini në Zhegoc,
Mbrëmje e shkëlqyeshme në konakun e mikut tonë Arben Ukshini, në zemër të Zhegocit, ku bashkë me qytetarët e ndershëm të kësaj pjese, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të ngrohtë e plot entuziazëm dhe vullnet për ndryshim, bashkë me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Sami Ahmetin.
✅ Ky takim kishte një karakter të veçantë, gjithpërfshirës, sepse bashkë me ne ishin përfaqësues nga mbarë Malesia e Zhegocit, njerëz të nderuar, familjarë e bashkëfshatarë, që me përkushtim e dashuri për vendlindjen shfaqën gatishmërinë për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik.
🙌🏼Zhegoci dhe Malesia e Zhegocit është shtylla e krenarisë, e punës dhe e vlerave të vërteta qytetare e njerëzore.
Bashkë me kandidatin tonë, Sami Ahmeti, dhe me secilin prej jush, do ta bëjmë ndryshimin e madh që e meriton komuna jonë, dhe veçanërisht, këto fshatra.
Rrugëtimi jonë për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me shpresë të re, fillon pas 12 tetorit.
🤝🏽Bashkë, do ta jetësojmë këtë mision të shenjtë për qytetarët tanë!
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113