Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arbër Ismajli, u prit me entuziazëm nga një grup motoristësh nga qyteti dhe zona përreth, të cilët i shprehën mbështetjen e tyre për kauzën dhe vizionin e tij.
Motoristët, të rinj dhe sportistë pasionantë për motoçikletat, shfaqën energji dhe emocion të veçantë gjatë këtij takimi, duke theksuar dashurinë e tyre jo vetëm për sportin, por edhe për qytetin e Gjilanit. Pjesëmarrësit falënderuan Ismajlin për përkushtimin e tij dhe për angazhimin në komunitet.
Në fjalën e tij, Arbër Ismajli u shpreh mirënjohës për pritjen dhe mbështetjen e motoristëve, duke theksuar angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetin e Gjilanit. Ai gjithashtu premtoi që do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, duke mbështetur iniciativat dhe aktivitetet që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.
Ky takim tregon mbështetjen e gjerë që Ismajli po fiton në radhët e qytetarëve të Gjilanit, veçanërisht nga të rinjtë dhe komunitetet aktive sportive, si pjesë e fushatës së tij për kryetar të qytetit.
#BashkePerFitore #GjilaniPertej #BashkePerGjilan #ArberIsmajli