Një projekt me vlerë 700 mijë euro, i iniciuar nga një investitor zvicerano-kosovar, që synon ndërtimin e një qendre moderne për trajtimin e qenve endacak në Gjilan, është lënë në harresë nga pushteti aktual komunal, pavarësisht përfitimeve që do t’i sillte qytetit.
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se ky projekt është sjellë në komunë përmes angazhimit të këshilltarëve të tij dhe është dizajnuar për t’u realizuar me pak kosto për komunën dhe me përfitime afatgjata për komunitetin.
“Fatkeqësisht, pushteti aktual e ka refuzuar bashkëpunimin dhe projekti është lënë pas dore. Ne jemi të përkushtuar ta zbatojmë këtë projekt me profesionalizëm dhe transparencë, sapo qytetarët të na japin besimin,” tha Ismajli.
Ai shtoi se ndërtimi i kësaj qendre është një zgjidhje reale dhe humane për trajtimin e qenve endacak, si dhe një hap i domosdoshëm drejt një qyteti më të sigurt dhe më të organizuar.
“Qytetarët e Gjilanit meritojnë shërbime cilësore dhe vendime të përgjegjshme, jo vonesa dhe indiferencë. Po na vie koha për veprim,” përfundoi ai.
🟦 #bashkëqeverisim
🟦 #bashkëiadalim