Shoqëria jonë me Qeverinë e zgjedhur është futur në një cikël të ri të politikbërjes, andaj shumë politikanë e deridjeshëm nuk do të kenë mundësinë për t’i përcjellur këto dinamika dhe kërkesa që kërkon shoqëria jonë!
Reflektime duhet të kenë të gjithë, ata që nuk munden, do të mbeten prapa e kursi i ri i politkbërjes, do të përcaktojë shumçka në lidershipin politik.
Një gjë është shumë e sigurt, se kërkesa e shoqerisë sonë për të qenë e mirëqenë, kërkon kthimin e verdiktit të votës në shërbime më të mira dhe cilësore. Politika duhet të kuptojë se brengat dhe hallet e qytetarëve janë servisi i marrë me qira, për t’i kthyer në projekte ku qytetarët janë barometri më i mirë i një qeverisjeje të sukseshme!