Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka publikuar një video në një nga televizonet kombëtare, nëpërmjet së cilës ka prezantuar rrugëtimin e tij personal dhe profesional. Në këtë paraqitje, ai ka theksuar se identiteti dhe reputacioni i tij janë ndërtuar mbi punë, përkushtim dhe integritet.
Ismajli ka adresuar, siç i quajti ai, “partizanët” dhe militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke deklaruar se përpjekjet për ta baltosur nuk do të kenë efekt. Sipas tij, biznesin dhe karrierën e ka ngritur me mund dhe punë të ndershme, jo me favore apo përfitime të pamerituara.
Ai nënvizoi se gjatë tetë viteve të angazhimit të tij në kabinetin komunal ka shërbyer me përgjegjësi dhe pa qenë asnjëherë i varur apo borxhli ndaj individëve apo grupeve politike.
“Unë kam shërbyer qytetarëve dhe vetëm qytetarëve. Kjo është e vetmja llogari që mbaj dhe e vetmja arsye pse vazhdoj këtë rrugë,” ka theksuar Ismajli./Radio Star/
https://www.facebook.com/share/v/17RLwZZWw8/?mibextid=wwXIfr










