Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me mjekët, infermierët dhe punëtorët e shëndetësisë, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shërbim të qytetarëve.
Ismajli u shpreh krenar për punën, përkushtimin dhe sakrificën e mantelbardhëve, duke premtuar se në “Gjilanin e ri”, ata do të jenë të parët që do ta ndiejnë ndryshimin e premtuar.
Ismajli theksoi se shëndetësia do të kthehet në krenari të qytetit, ku puna e ndershme, dija profesionale dhe dashuria për njeriun do të jenë themel i qeverisjes së ardhshme.
Statusi i plotë:
Sa krenar ndjehem në këto takime të rëndësishme sikurse ai me mjekët, infermierët dhe punëtorët e shëndetësisë së Gjilanit, njerëzit që nuk e njohin as orarin, as lodhjen, por, kanë vetëm përgjegjësinë ndaj njeriut dhe shërbimin human e profesional ndaj qytetit të Gjilanit.
🏥 Këta janë njerëzit që çdo ditë mbajnë në këmbë sistemin, me duar të lodhura por me shpirt të pastër skuadre.
Ata kërkojnë më shumë respekt, më shumë dinjitet dhe më shumë kushte në një qeverisje të re që i kupton plotësisht dhe ua ndjen hallin e tyre.
🙌🏼Dhe këtë zotim unë bashkë me ekipin ua japim qysh nga sot se në Gjilanin e ri, mantelbardhët do të jenë nga të parët që do ta ndiejnë ndryshimin e plotë!
🙏🏼I falënderoj me gjithë zemër për pritjen, për fjalët e ndershme dhe për besimin që na dhanë.
Me ju përkrah, do ta kthejmë shëndetësinë në krenari të qytetit tonë, aty ku puna e ndershme, dija profesionale dhe dashnia për njeriun kanë me qenë themel i gjithçkaje.
⚕️ Gjilani ka njerëz të jashtëzakonshëm, dhe mantelbardhët po i shoh si disa prej më të mirëve!
🤍Faleminderit shumë për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe jam përgjithmonë mirënjohës për besimin e dhënë.
Shihemi në ditë të mira e në ditë të bardha për shëndetësinë e Gjilanit.
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113