Kandidati për Kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vizituar sportistët dhe trajnerët e Klubit të Karates “Agim Ramadani”, duke vlerësuar punën, disiplinën dhe sukseset e tyre.
Ismajli premtoi mbështetje të vazhdueshme për sportin gjilanas dhe përkushtim institucional në krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë sportistë.
Statusi i plotë:
Kënaqësi të jem pranë sportistëve dhe trajnerëve të Klubit të Karates “Agim Ramadani”, një ndër klubet më të suksesshme dhe më të respektuara në qytetin tonë.
🙌🏼Vullneti, përkushtimi dhe disiplina që pashë tek këta të rinj janë vlerat që duhet të na udhëheqin të gjithëve, jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme.
Ky klub mban emrin e një prej heronjve më të mëdhenj të kombit tonë, dhe çdo fitore e tyre është një nderim për emrin e Agim Ramadanit dhe për gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë.
Sportistët tanë meritojnë mbështetje të vazhdueshme, kushte më të mira dhe mundësi që talenti i tyre të përfaqësojë me dinjitet Gjilanin dhe Kosovën kudo në botë dhe për këtë zotohemi që do ta kenë përkrahjen e plotë të institucioneve pas 12 tetorit.
🙏🏼Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për frymën e bashkimit që e përçoni.
Me ju, sporti gjilanas ka zemër, karakter dhe përplot krenari!
#BashkePerFitore👓
#ArberIsmajli #113
#GjilaniPertej