Ish-nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se të gjithë kanë faj që nuk është rinovuar stadiumi i qytetit, shkruan Gazeta Enigma.
‘’Marrja është e jona, është dashur të kryhet stadiumi. Por, duhet të bëhemi bashkë që ta kryejmë’’, tha Ismajli në Kanal 10.
Por, sipas tij, është projekt i madh, ‘’duhet të angazhohemi të gjithë’’.
‘’Këtu ka neglizhencën edhe të zyrtarëve komunal’’. Ai ka theksuar se gjatë qeverisjes së LDK-së janë ndryshuar tre ministra.
‘’Ka pas ministra që nuk e kanë dashur Gjilanin’’, ka shtuar ai.