Ish-nënkryetari i Gjilani, Arbër Ismajli, mori pjesë në promovimin e librave shkollorë për ciklin fillor (klasat 1–5), të autorëve Vlora Jakupi, Yllka Behluli dhe Gëzime Sahiti.
Në fjalën e tij, Ismajli vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e tri autoreve, duke theksuar se këto botime përfaqësojnë jo vetëm mjete mësimore, por edhe shembuj të frymëzimit dhe vizionit për një arsim cilësor në Kosovë.
Statusi i plotë:
Sot pata nderin të jem pjesë e një pasditeje të mbushur me frymëzim dhe dashuri për arsimin, në promovimin e librave shkollorë për ciklin 1-5, nga tri zonja të jashtëzakonshme: Vlora Jakupi, Yllka Behluli dhe Gëzime Sahiti. Në ambientin e bukur të Vali Ranch Resort në Gjilan, ndjeva energjinë dhe përkushtimin që këto autore kanë ndaj edukimit të brezit të ri. Këta libra nuk janë vetëm mjete mësimore, janë pasqyrë e shpirtit të mësimdhënies me dashuri dhe vizion. Urime nga zemra për punën tuaj të palodhshme dhe kontributin ndaj arsimit në Kosovë! Ju jeni frymëzim për të gjithë ne që besojmë në fuqinë e dijes!