DRITA KAMPIONE E KOSOVËS
Pas një sezoni spektakolar, plot emocione dhe përkushtim maksimal, klubi i qytetit Drita shpallet kampion i Kosovës në futboll për sezonin 2024/25!
Duke e deshmuar qe jan krenaria e qytetit.
Me një performancë mbresëlënëse gjatë gjithë kampionatit, skuadra nga Gjilani tregoi karakter, profesionalizëm dhe një lojë të bukur që fitoi zemrat e tifozëve në mbarë vendin.
Fitorja e titullit nuk është vetëm një sukses sportiv, por një shpërblim për punën e palodhur të lojtarëve, stafit teknik dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve të zjarrtë – Intelektualëve. Ky titull është dëshmi se kur pasionin dhe disiplinën i bashkon me përkushtim, suksesi është i pashmangshëm!